Bekim Neziri komenton tërheqjen e Ermira Mehmetit

Përplasjet e fundit brenda BDI-së dhe njoftimi i deputetes Ermira Mehemti se i ngrinë të gjitha aktivitetet politike në BDI, nga partia e Ahmetit i vlerësojnë si demokraci të brendshme, njofton Alsat M.

Bekim Neziri shef i shtabit zgjedhor të BDI-së madje nuk beson se Mehemti do të largohet nga BDI-ja, përkundrazi Neziri kritikat i sheh në aspekt pozitiv.

“Deklaratat e deputetes Mehmeti janë deklarata të cilat mund t’i jep çdo politikan i cili jep kontribut në BDI, kjo tregon madhësinë dhe demokracinë brenda BDI-së. Unë nuk besoj që Ermira Mehemti, deputetja, do të shkëputet nga BDI-ja duke e njohur historinë e saj, duke njohur kontributin e saj që ka dhënë që nga viti 2002. Mirëpo besoj që sugjerimet, kritikat dhe vërejtjet janë në drejtim pozitiv. Çdo personalitet e ka të drejtën e vet personale se ku do të vazhdoj dhe a do të vazhdoj të jep kontribut në një subjekt apo jo”, deklaroi Bekim Neziri, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button