Gjendet predhë e pashpërthyer në Tetovë

Gjatë realizimit të punëve ndërtimore për ngritjen e një magazine në dalje të Tetovës për në Gostivar, është gjetur një predhë e pashpërthyer e minahedhësit.
Rastin në polici e ka paraqitur pronari i magazinës dhe më pas janë thirrur shërbimet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Siguri.

Sipas Policisë së Tetovës, ekipet policore kanë dalë menjëherë në teren për të siguruar vendin dhe më pas do të bëhet inspektimi.

Deri më tani nuk ka të dhëna për prejardhjen e predhës dhe as për atë se si kjo granatë është gjetur në atë vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button