Zaev: Zgjedhje do të ketë kur do të plotësohen kushtet

Lideri opozitar Zoran Zaev mbrëmë në një intervistë për televizionin Kanal 5 njoftoi se qytetarëve, nëse fiton në zgjedhjet e ardhshme, do t’u siguroj miratim transparent të buxheteve dhe liri të mediumeve.

Është interesante se teksa bisedonin për pjesën e lirisë së mediumeve, kryeredaktorja Lidija Bogatinova i tha Zaevit se “kjo intervistë nuk do të zhvillohej po mos të kishte qenë e urdhëruar”. “Si më është urdhëruar” pyeti Zaev, por dialogu përfundoi pa u zgjidhur dilema nëse në të vërtetë dikush dhe kush “e ka urdhëruar” liderin opozitar që të paraqitet në televizion pro- qeveritar.

Lideri i opozitës nuk konkretizoi nëse zgjedhjet  vazhdojnë edhe më tej për 24 prill, duke thënë se zgjedhjet do të mbahen kur të plotësohen kushtet dhe të zbatohen të gjitha pikat nga Marrëveshja e Përzhinos, transmeton Portalb.

Lidhur me ndryshimet teknike në ministritë me të cilat udhëheq LSDM, tha se janë bërë me qëllim që të vendoset kontrolli ndaj institucioneve dhe se bëhet fjalë për profesionist e jo persona partiak.

Zaev foli edhe lidhur me lirinë e mediumeve dhe përfaqësimin e partisë në pushtet nëpër mediume, në veçanti në “Kanal 5”. Ai shtoi se televizioni e ka mashtruar ligjin e ri për reklamim politik, ku për katër ditë për festat disa herë janë emetuar kontribute për kryeministrin.

Lidhur me fabrikën e letërnjoftimeve dhe lidhshmëria e tyre me të dyshuarin kryesor, Zaev tha se qëndron edhe Nikolla Gruevskin, edhe pse edhe ai është kriminel i dyshuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button