Daçiq i pakënaqur me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/F2A7D7BFCD12D95E5747704A346D80C1.jpg?fit=1024%2C679&ssl=1)
Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se është i pakënaqur me zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Shqiptarët vazhdimisht shmangen. Kjo është qesharake. Ajo për të cilën ne kemi rënë dakord duhet të zbatohet. Unë mendoj se kjo do të jetë temë e bisedës që kryeministri do ta dërgojë në Bruksel në vazhdimin e dialogut”, ka thënë Daçiq.
Dialogu Prishtinë-Beograd pritet të vazhdojë më 27 janar, raporton B92, përcjellë Klan Kosova.