Server: Mali i Zi dhe Maqedonia së bashku në NATO

Mali i Zi dhe Maqedonia duhet njëkohësisht të bëhen anëtare të NATO-s, konsideron analisti politik nga Uashingtoni dhe ekspert për Ballkanin Daniell Server. Siç deklaroi sot Server për Televizionin Mali i Zi, këto vende shkojnë bashkërisht, jo sepse varen njëra nga tjetra, por për shkak që të dyja duhet të jenë anëtare të Aleancës.

“Mali i Zi është afër përmbushjes së kritereve për anëtarësim në NATO, por konsideroj se Podgorica dhe Shkupi duhet njëkohësisht të hyjnë në Aleancë. Asnjëherë nuk e dini se kur do të hapen dyert e NATO-s. Mund t’i përmbushni të gjitha kushtet, ndërsa dera të mos hapet disa vite për arsye politike”, tha Server.

Server shfaqi shpresë se Gjermania e cila, sipas tij, duhet të luaj rol udhëheqës në Ballkan, do ta shohë epërsinë nga anëtarësimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi në NATO dhe se do të insistojë për këtë në samitin vitit të ardhshëm në Londër.

“Gjermania do të duhet të ndihmojë këtë çështjeje sepse nuk mundeni të mbështeteni te amerikanët të cilët duhet t’i zgjidhin Iranin, Sirinë dhe Korenë e Veriut”, theksoi Server për televizionin Mali i Zi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button