MPB me masa disiplinore për 59 të punësuar

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton se gjatë muajit dhjetor janë marrë masa disiplinore për 59 të punësuar, duke u bazuat në nenin 206 paragrafi 1 pika 2, 3 dhe 4, neni 207 paragrafi 1 pika 1,2,4 dhe 8, neni 208 paragrafi 1 pika 1,3,4,10,11,12,14 dhe 20, si dhe neni 209 paragrafi 1 pika 3,4,5 nga Marrëveshja kolektive e MPB-së.

Për 46 të punësuar është vendosur masa disiplinore ‘dënim në të holla’, për pesë të punësuar ‘paralajmërim me shkrim’, për katër të punësuar ‘ndalesë të procedurës’, per dy të punësuar ‘zhvendosje’ dhe për dy të tjerë të punësuar ‘largim nga puna’, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button