Gjimnazi i Dibrës ndalon telefonat celular në orët e mësimit

Drejtoria e shkollës së mesme “28 Nëntori”, ka vendosur që   nxënësit  të kenë të drejtë që t’i mbajnë telefonat celularë në orën e mësimit.

Duke parë  se kjo dukuri pengon zhvillimin e mësimit edukativo- arsimor, pjesa më e madhe e profesorëve të lëndëve,  reagojnë  tek drejtoria e shkollës që ky problem të evitohet sa më parë. Drejtori i shkollës së mesme, Qeram Lleshi,  thotë: ”Drejtoria e shkollës së bashku me kolegjiumi,  kanë marrë  masat përkatëse për evitim të këtij problem akut. Jemi të vetëdijshëm se jetojmë në shekullin e internetit dhe modernizmit, por dëshirojmë që zhvillimi i mësimit të bëhet në mënyrë të duhur”.

“Ndalimi i celularëve në orë të mësimit nuk do të jetë ligj vetëm  për nxënësit por edhe për mësimdhënësit e lëndëve” theksoi për Portalb, drejtori i shkollës së mesme “28 Nëntori”  Qeram Lleshi. Sipas tij, ka edhe  profesorë të lëndëve  që përdorin ndonjëherë celularin , gjë që është shembull i keq për vetë nxënësit e kësaj shkolle.

Problemi i celularëve qëndron edhe në faktin se pjesa më e madhe e nxënësve e keqpërdorin për kopjim të testeve sidomos në lëndët shkencore, tha Lleshi.

Problemi i njëjtë paraqitet  edhe në shkollat fillore të Dibrës, ku pjesa më e madhe e nxënësve përdorin celularët për hyrje në internet dhe kjo dëshmon se procesi mësimor dita ditës humb vlerën e dijes dhe  arsimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button