Una faca una raca

15 Tetor, ora 500 e mëngjesit arrita në aeroportin e Zurihut destinacioni Zurih-Antalia. Avioni ishte i mbushur me pasagjerë, shumica ҫifte me familje, fundi i sezonit. Kur dolëm nga aeroporti i Antalias, temperaturë mesdhetare dhe tropikale, në mëngjes ishte 20 gradë celcius, shumica filluan të nxirrnin xhaketat. Nga vapa jashtë dukej  sikur mesi i verës në Zvicër. Një zviceran më tha që kisha nevojë për diell, në fund vendosa  të pushojë dy javë në rivierë turke, Detin Mesdhe. Po të kishim ne këtë pozitë gjeografike dhe klimë, Zvicra do të ishte parajsë. Në fund të muajit, mbaheshin zgjedhjet e dyta brenda një viti. Rrugës vëreheshin sllogane dhe parulla me ‘moton’ e secilës parti. Kampanja ishte e qetë pa manifestime dhe tubime. Turqia dy dekadat e fundit ka bërë bum në degën e turizmit. Ҫdo gjë, deri në fund të kthimit ishte e organizuar në mënyrë  perfekte. Ishte ora 1200 kur minibusi u ndal para hotelit, garsoni ma mori valixhen deri në dhomë.

Në mbrëmje edhe se ishte fundi i sezonit, jashtë nëpër rrugë kishte gjallëri. Hoteli lux, konformizëm, ushqime kulinare atraktive,  sallone, bare,  dy javë të përfshira. Këtu është parajsë më thotë një sllovak i cili, tërë ditën ka pirë, mbi 20 birra, në mbrëmje do fillojë me verë dhe në fund vodka. Në mbrëmje, duke pirë kafe, një djalosh i pashëm u afrua dhe u ul. Ishte professor në një kolegj privat, bisedë pas bisede më tha, që kam koleg në universitet dhe kolegj, Qemal Jahjan. Unë i thashë që kam lexuar veprat e ish ministrit, dhe kryetarit të qeverisë Ahmet Davutoglu  ‘Kriza Globale dhe ‘Thellësia Strategjike. Ai me mospërfillje mu drejtua, nuk di arsyen që ju ballkanasit, sidomos musliman, keni simpati dhe admirim, ndaj kësaj qeverie, dhe Taip Erdoganit.

Unë vëreja që kishte shumë urrejtje dhe neveri, pastaj i thashë, se prej krijimit të republikës të Ata Turkut, Taip Erdogani është një ndër liderët, dhe burrështetasit që i ka inkurajuar moralisht dhe shpirtërisht ballkanasit. Në mëngjes, erdhi më përshëndeti, duke pirë kafe më tha kam sjellë një bagazh me libra, më në fund më dha një vepër të Fetullah Gulen. Pasi u ndamë më shkoi ndërmend, shkaku që ky professor, kishte mbjellë urrejtje dhe hasmëri ndaj Taip Erdoganit. Unë e respektova idenë e tij edhe pse nuk pajtohem me të. Vite me radhë kam bërë pushime në rivierën turke, ajo që më ka inkurajuar si ballkanas është që këtu ndihem sikur në vendlindjen time, sidomos në vilajetet Stamboll, Bursa dhe Izmir.

Shumica e popullatës janë me origjinë nga Ballkani. Kur të pyesin se nga cili vilajet jeni, përgjigjja! Nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria ose Bosnja. Pa urrejtje, kompleks, inferioritet, të pranojnë, nuk të dallojnë, sikur je nga ndonjë vilajet i Turqisë. Kjo afërsi e ka burimin nga e kaluara perandorake. Mënyra e jetesës, kultura, traditat shoqërore, arkitektura, janë identike ballkanase. Para disa viteve, duke pirë kafe me një maqedonas, në një fshat turistik, afër Alanjës ai më tha, që këtu ndihem sikur në Shkup, sikur të jem në Bit Pazar, duke pirë kafe së bashku me shqiptarët dhe turqit. Kemi të njëjtin mentalitet, zakone, të njëjtën kuzhinë jemi “una faca una raca”. Duke udhëtuar, para dy dekadave, në një ekspeditë për në ‘Pamuk Kale’ ishim ulur me një gjerman së bashku në një tryezë, vite me radhë vij në rivierën turke, më pëlqen shumë, por që kam vërejtur një paradox, më duket sikur jam në Kubë te Fidel Kastro. Në ҫdo shesh bulevard, statuja, slogane të Qemal Ata Turkut.

Ne perëndimorët, para shumë shekujve i kemi varrosur, tempujt dhe idhujt. Oto Bismark, ishte arkitekt dhe babai i kombit gjerman Helmut Kol ishte një ndër figurat dhe personalitetet, që bashkojë dy shtete të ndara gjermane. Gjithë figurat dhe personalitetet në histori e kanë vendin e vet. Me kalimin e kohës është duke u shkrirë akulli, rinia është duke e sfiduar  kultin e individit të Ata Turkut. Nga kundërshtarët, janë botuar me qindra libra  dhe filma ilegalë. Qemal Ata Turku me origjinë shqiptare ishte një pan turk, tutor dhe nacionalist . Ai e transformoi Turqinë në një shtet modern dhe secular, e shkëputi nga e kaluara perandorake. Vizioni i Ata Turkut, ishte bazuar në modernizëm shoqëror, transformim kulturor dhe europianizimin e Turqisë republikë, shtet secular.

Në dekadat që vijuan, pas vdekjes së tij, doktrina ambicioze, nacionaliste, adhurimi i flaktë i gjeneratave u shndërrua në kult individi. Sekularistët hibrid dhe ekstrem,  shkëputja  nga e kaluara perandorake, që i kishte rrënjët e thella në një qytetërim oriental, dhe islam, solli në një autoritarizëm dhe demokraci të brishtë. Turqia deri në fillim të viteve 80, konsiderohet shtet i botës së tretë, shtet i sëmurë. Gjatë dy dekadave të fundit, me ardhjen e reformave ‘Ozal Turgut, Turqia fillojë rimëkëmbjen ekonomike dhe progressive.

Ajo sot radhitet në shtetet e zhvilluara, ekonomi e 15-të në botë. Turqia ka fituar, një epërsi rajonale, e cila ka qenë e trashëguar, nga e kaluara e saj perandorake. Shtrirja dhe ekspansioni, ekonomia në Azinë Qendrore, Ballkan, dhe në Lindjen e Mesme, kanë bërë të marrë  nofkën ‘Tigri Anadollit. Ahmet Davutoglu, në veprën ‘Thellësia Strategjike, ka si premisë nocionin, motiv historic, gjeo-politik, lidhjet e saj ekonomike dhe kulturore me popujt e perandorisë së vjetër. Turqia thotë Davutoglu, do vazhdojë të jetë shtet modern secular, urë që lidh Euro-Azinë.

Ballkanasit në kërkim të identitetit

Duke udhëtuar me avion për në Stamboll, së bashku isha ulur me një ҫift nga Beogradi. Ne ballkanasit kemi një histori të përbashkët, mu drejtua. E shoqja ishte gazetare, kurse ai professor, në universitetin e  Beogradit. Kam lindur në Beograd, ka qenë qytet oriental me shumë xhami dhe hamame, lagjet e shtruara me kalldrëme, dyqane me artizanate, nuk ka mbetur asnjë gjurmë. Ishte një pasuri dhe thesar i ҫmuar, i shkatërruan barbarët.

Një kolegu im, nga Vjena më tha se Ballkani është thesar, aty kanë pasuri universale qytetërimet antike romake-bizantine, osmane kurse ju i keni shkatërruar. Propaganda, indokriminimi, tekstet shkollore të helmuara kundër një perandorie bipolare dhe kozmopolite, ishin subjekt tallje. Popujt e ballkanit armikun shekullor kishin të drejtë ta urrenin  por jo ta injoronin dhe të talleshin, mu drejtua profesori, që ishte hera e parë të takoja një serb ose ballkanas që njihte mirë historinë e Perandorisë Osmane.

Ҫdo perandori dhe qytetërim, ka rritjen, madhështinë, rënien dhe përfundimin. Ballkanasit pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, filluan të grindeshin mes vete, se ne ishim, mbrojtësit dhe muri që mbrojti krishterizmin dhe Europën nga hordhitë mongole. Duke sajuar mite dhe legjenda, në kërkim dhe forcim të identitetit kombëtar, se ky hero nuk është i huaj por është i yni, me origjinë dhe etnogjeni është tragji-komike, sikur NATO dhe Perëndimi, pas disa shekujve të përfundojë nga shumë faktorë sikur qytetërimet dhe perandoritë e epokave të lashta, dhe në fund të dalin fiset beduine që jetonin ende nëpër shpella të shpallin triumfin dhe epope të lavdishme, se ne ishim paradigm dhe aktorët që shkatërruan dhe përmbysën një superfuqi botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button