Këshilli opozitar: Ka ardhur koha për ndryshimet e mëdha në skenën poltitike shqiptare

Këshilli Opozitar ka qëndruar në Tearcë të Tetovës ku është realizuar një tribunë e hapur me banorët e kësaj ane, me ftesë të organizatave joqeveritare, ku të pranishëm ishin shumë personalitete të jetës publike shqiptare në Maqedoni.

Pjesëmarrës në këtë triubunë ishin: Orhan Murtezani, kryetar i QDZH, Hasan Jashari, profesor i mirënjohur shqiptar, Arjanit Hoxha nga LDSHM, dhe publicisti e shkrimtari, Kim Mehmeti.

Orhan Murtezani nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim theksoi se kohën e fundit të gjithë ne jemi dëshmitarë të një presioni të madh nga opinioni për bashkimin e opozitës dhe situatën aktuale e shpjegoi me tregimin e shtatë thuprave, të cilat kur i bashkon nuk mund të thyhen, edhe pse të gjita kishin qenë thupra. Por, po e fute vetëm një therrë në mesin e tyre atëherë bashkimi i thuprave bëhet i pamundshëm, u shpreh ai.

Profesori universitar, Hasan Jashari i cili tha se definitivisht ka ardhur koha për ndryshimet e mëdha në skenën poltitike shqiptare në Maqedoni.

“Pozita e të qenit profesor të mbron nga disa erëra në jetë, por do ishte një qëndrim idiotesk nëse i marrim vetëm rrogat si profesor, shëtisim herë pas here me shoqërinë tonë, kështu duke lënë anësh interesin e përgjithsëm shoqëror, kurse kjo asesi nuk duhet lejuar, por patjetër të luftojmë për një shoqëri që do ketë mirëqenie dhe zhvillim të hovshëm. Ne ende ndëgjojmë se si nëpër shkolla fillore nuk ka rrymë, ndërsa kjo ndodh o pse qeveria i vjedh paratë, ose këta tanët në qeveri i vjedhin, por populli e vuan, ne e vuajmë. Këta të rinjtë që i shohim sot gjithandej duhet t’i përkrahim, e të cilët nesër nuk do të hynë në qeveri pa kushte”, – theksoi Jashari.

“Për Këshillin Opozitar çfarë nuk flitet, kurse ai vetëm sa shkon e po forcohet me figura eminente shqiptare. Me kalimin e kohës po bindemi se sa më shumë na kritikojnë të tjerët, ata po na bëjnë reklamën e duhur, pasi njerëzit kur interesohen për këtë Këshill e shohin se aty pjesë përbërëse janë personalitete të shquara. Ne jemi në bisedime të vazhdueshme me profesor, akademik, biznismenë, sportist, të cilët do të kyçen në këtë Këshill Opozitar. Askush në këtë Këshill nuk ka ambicie për të krijuar një parti të re, e as për të ndërtuar një kopje të këtyre partive ekzistuese, por njëherë e përgjithmonë të ndryshojmë për të mirë statusin e shqiptarëve të Maqedonisë… Ne nuk duhet ti ndajmë rastet e montuara ndaj shqiptarëve duke i përmendur disa e disa të tjera jo, por duhet të përmendim edhe Brodecin, jo vetëm se dikush ka qenë në qeveri në atë kohë nuk e përmend këtë rast, i cili është i barabart tragjik e i dhembshëm sikur Radishani, Monstra, Sopoti, rrahja e shqiptarëve e shumë të tjera… Këta të BDI-së sa më shumë që dalin më shumë turpërohen ata, prandaj këta s’mund t’ia ndërrojnë emrat dy shkollava në Çair, e do t’ia ndërrjkan emrin shtetit!”, – tha Hoxha.

Hoxha tha kjo betejë është shpresë për të gjithë ne bashkërisht e cila do të sjell kualitet në përfaqësimin e gjithëmbarshëm shqiptar në Maqedoni, e jo kuantiet, pra Këshill Opozitar është çdokush që i thotë stop të keqes, u them qartazi se BDI-ja, apo kjo e keqe rrëzohet leht, kurse hapi i parë që të ndodh kjo është mosvotimi i saj në zgjedhje.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button