Kreu i Torontos vallëzon në mbledhjen e bashkisë (Video)

Kryebashkiaku “i famshëm” i Torontos, Rob Ford, ka vallëzuar në mbledhjen e Këshillit bashkiak nën ritmet e këngës “One Love” të Bob Marleyt.

44-vjeçari është xhiruar duke e shijuar muzikën dhe vallëzimin, ndërsa në këtë ‘ndejë’ i janë bashkuar edhe kolegët e tij.

Para vallëzimit, ai i ka kërkuar falje gazetarit Daniel Dale, të cilin në një intervistë të mëhershme e kishte quajtur pedofil.

Megjithatë, gazetari nuk e ka pranuar kërkimfaljen dhe ka hapur proces gjyqësor kundër kryebashkiakut.

Ford shpeshherë është gjetur nëpër kryetitujt e gazetave për problemet me përdorimin e drogës.

Lajme të ngjashme

Back to top button