Leku shqiptar zhvlerësohet në fundjavë kundrejt të gjitha valutave

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fund javë Leku shqiptar regjistroi zhvlerësim ndaj të gjitha valutave.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 127.02 lekë ose 0.10 pikë më shumë se një ditë më parë.

Ndërkohë monedha europiane edhe pse në tregjet ndërkombëtare është dobësuar përballë dollarit amerikan, në këmbim me lekun, ajo vijon të mbetet e fortë pasi 40 % e veprimeve financiare në vend kryehen në euro. Një euro shkëmbehet të shtunën me 137.98 lekë, ose +0.29 pikë.

Që prej fillimit të këtij viti 2016, dy monedhat më të rëndësishme në kursin e këmbimit valuator euro dhe dollari, kanë fituar pikë duke e shvlerësuar ndjeshëm monedhën shqiptare. Por kjo fund javë ka shënuar kthesë shvlerësimi të Lekut edhe ne kembim me të gjitha valutat e tjera në treg.

Ekspetët shprehen se tregu vendas ndjek ecurinë në bursat ndërkombëtare ku dollari amerikan është forcuar ndaj monedhave të tjera për shkak se ekonomia e SHBA-ve ka njohur një ecuri mjaft pozitive kohët e fundit ndërkohë që eurozona vijon të ketë një rritje ekonomike modeste.

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollari Amerikan USD 127.02 +0.10
EURO EUR 137.98 +0.29
Poundi Britanik GBP 185.54 +0.83
Franga Zviceriane CHF 126.87 +0.11
Jeni Japonez (100) JPY 107.38 -0.54
Dollari Australian AUD 89.18 +0.24
Dollari Kanadez CAD 90.01 +0.22
Korona Suedeze SEK 14.92 +0.08
Korona Norvegjeze NOK 14.28 +0.08
Korona Daneze DKK 18.51 +0.04
SDR SDR 175.84 +0.74
Ari(OZ 1) XAU 139347.29 +248.45
Argjend(OZ 1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button