Tiranë: Policët filmohen duke marrë ryshfet

Dy punonjës të policisë rrugore janë pezulluar nga detyra me akuzën e marrjes së ryshfetit duke shkelur rëndë detyrën. Burime nga policia bëjnë me dije se janë pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit Agron Boga dhe Nazmi Xhaja.

“Pas verifikimeve të bëra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka rezultuar se punonjësit e sipërpërmendur, në datën 8 janar 2016, në orët e pasdites, po kryenin shërbimin në aksin kombëtar Kashar – Tiranë dhe kanë ndaluar një automjet pasi kishin marrë njoftim se udhëtonte me xhama të errësuar. Dyshohet se punonjësit e policisë kanë shkelur detyrën duke mos ndëshkuar drejtuesin e automjetit, në këmbim të parave. Çështja është duke u hetuar paralelisht edhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan Gazeta Shqip.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit falënderojnë qytetarët dhe mediat për kontributin në luftën kundër shkelësve të ligjit dhe kundër korrupsionit, si dhe i ftojnë ata të vijojnë të japin kontributin e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit siguron mbarë opinionin publik se përballë shkeljeve të detyrës nuk do të kursehet askush”, bën me dije policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button