Sëmundjet më të shpeshta që prekin fëmijët

Të kesh fëmijë është gjëja më e bukur në botë, por kur fëmija sëmuret atëherë nuk ka asgjë më të keqe se kjo.Kur jeni vetëm në shtëpi mund të mbeteni të hutuar dhe të mos e dini se çka duhet të bëni. Ju sjellim disa sëmundje të zakonshme te fëmijët. Shikoni se cilat janë dhe herën tjetër të jeni të gatshëm për to.

-Temperatura
Shumica e fëmijëve shpesh vuan nga temperatura. Arsye për temperaturë ka shumë (ftohja, infeksioni etj). Shumë prindër nuk e përfillin temperaturën dhe e shërojnë me ilaçe shtëpiake, edhe pse kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së caktuar infektuese. Kjo mund të jetë e rrezikshme, prandaj është më mirë të orientoheni tek pediatri nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë.

-Ftohja
Në shtëpinë në të cilën ka fëmijë, me siguri do të gjeni ilaçe për kollitje. Shumë fëmijë shpesh vuajnë nga ftohjet. Në shumicën e rasteve ky është ndonjë lloj i infeksionit virusal, i cili përcillet me rrjedhjen e hundëve, ndërsa ndonjëherë edhe me temperaturë. Kollitja e cila shfaqet me temperaturën e lartë mund të jetë treguese e gripit ose inflamacionit të mushkërive. Kjo po ashtu mund të jetë tregues e lehtë që fëmija juaj mund të bëhet astmatik.

-Problemet me stomak
Problemet e stomakut siç është stomaku “nervoz”, çrregullimet e tretjes etj., janë vetëm disa nga sëmundjet e zakonshme te fëmijët. Shumica e këtyre gjërave shfaqet sepse fëmijët fusin gjithçka në gojë. Kjo çon deri te infeksionet, dhe me këtë edhe deri te të gjitha problemet e stomakut. Nëse vëreni simptoma të tilla bashkë me temperaturën e rritur menjëherë shkoni në konsultime mjekësore.

-Skuqja e lëkurës
Skuqja e lëkurës nuk mund të jetë gjithmonë rezultat i pelenave. Ajo po ashtu mund të jetë alergji ose problem i lëkurës. Edhe pse nuk është infektuese, skuqja e lëkurës është një nga sëmundjet më të shpeshta te fëmijët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button