Marko Gjuriç: Serbia nuk do ta lejojë realizimin e ëndrrës së shqiptarëve

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka komentuar fotografinë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që e kishte publikuar për vitin e ri. Fotografia është nga takimi i dy qeverive shqiptare, nga Kosova dhe Shqipëria në Tiranë. Gjuriç ka thënë se kjo është ide e mirë e Ramës por që ajo mbetet vetëm një ëndërr, transmeton Koha.net.

“Mirë që do të mbetet vetëm ëndërr, që mos të bëhet ankth i regjionit”, ka thënë Gjuriç, sipas Tanjug-ut, duke shtuar se provokime të tilla për ribërjen e kufijve në Ballkan nuk kontribuojnë në zhvillimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, por vetëm se e rrezikojnë stabilitetin e brishtë në rajon. Gjuriç ka potencuar se kjo ëndërr nuk do të bëhet realitet, sepse Serbia nuk do ta lejojë këtë. Ai ka vazhduar të krahasojë një deklarim të tillë për Serbinë duke thënë: “Do ta pyesja se si do të reagonin BE-ja dhe OKB-ja nëse kryeministri serb do të bënte një deklarim të tillë për territore të ndryshme në Ballkan”. Rama atë fotografi e pati konsideruar si “Fotografia e vitit 2015”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button