LR-PDSH: Vizita e Ali Ahmetit në Greqi, manipulim parazgjedhor!

“Lëvizja për reforma PDSH konsideron se vizita e delegacionit të BDI-së, e kryesuar nga kryetari i saj Ali Ahmeti në Athinë është një iniciativë shterpe dhe tentim manipulimi parazgjedhor për të fituar pikë politike. Epilogu dihet, do të jetë pa rezultat”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Nga atje thonë që shprehin zhgënjimin nga qasja joserioze e BDI-së për realizimin e aspiratave madhore të shqiptarëve.

“Rruga që ndjek BDI, nuk është rruga e duhur dhe ajo e pritur për realizimin e aspiratave euro-atlantike të shqiptarëve. Organizimi i takimeve të këtij niveli, jo vetëm në Greqi, por edhe në Bruksel, do të duhej të bëheshin 7-8 vite më parë dhe të zhvilloheshin pandërprerë, që sot të kishte një realitet krejt tjetër, jo ky që jemi sot, Maqedonia vend tërësisht i izoluar. Takimi në Athinë, konsiderojmë që është një tentim i lidershipit të BDI-së për të arsyetuar veten kundrejt anëtarësisë së zhgënjyer dhe braktisjes masovike që i ndodh brenda radhëve të saj, por edhe opinionit publik që kritikon pareshtur devijimin e BDI-së nga programi politik. Si për ironi të fatit, epilogu i takimit do të jetë si zakonisht pa rezultat konkret, e cila nga BDI-ja do të paraqitet në opinion si e arritur e madhe! Kjo, fatkeqësisht do të na rikujtojë dështimin e BDI-së që nuk arriti të ndryshojë emrat e 2 shkollave, ndërsa po angazhohet për ndryshimin e emrit të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button