Administrata e stërngarkuar do të ketë ndërhyrje “kirurgjike” pas zgjedhjeve

Administrata e tepërt, e partizuar dhe joefikase në Maqedoni shënohet si problem kyç me vite në raportet e BE-së për këtë vend, ndërsa ishte vlerësuar edhe në raportin e Pribe-së.

Para zgjedhjeve nuk ka asnjë mundësi të bëhen reforma në administratë sepse në të kërkohet ndërhyrje e thellë në atë se si rekrutohen punonjësit, mënyrën se si bëhet vlerësimi i numrit të të punësuarve nëpër secilin institucion si dhe ndarjen e shtetit nga partia, thotë Bojan Mariçniq nga Qendra Maqedonase për Edukim Europian, njofton REL, transmeton Portalb.

“Është fakt se dhjetë vitet e fundit por edhe më parë, por këto dhjetë vite veçanërisht, administrata shikohet si vendi ku bëhen rekrutimet e kuadrove partiake dhe përmbushja e dëshirave dhe nevojave të njerëzve nga partitë qeveritare nga njëra anë dhe nga ana tjetër nevojat e partive për ti përvetësuar përkrahësit e tyre dhe në atë mënyrë të rekrutojnë votues besnik për ciklet e ardhshme zgjedhore”, tha Mariçiq.

Që punët të kthehen në normalitet duhet një ose dy vite, duhet një hetim i detajuar i situatës nëpër institucione, të shihet sa njerëz janë të punësuar, cili kuadër është i tepërt dhe cili i munguar, thotë Mariçiq.

“Ai është proces afatgjatë dhe duhen vite që të realizohet, mirëpo duhet të filloj një orë e më parë,  kështu që për disa muaj nuk është i mundur, veçanërisht nëse nuk ka vullnet politik nga ana e qeverisë, të mos harrojmë se ne ende nuk kemi të dhëna të sakta se cili është numri i administratës publike. Kusht paraprak që ky problem të filloj të zgjidhet janë partitë, të gjithë partitë paraprakisht të tërhiqen nga ajo se administrata është vend për anëtarësitë partiake” tha Mariçiq.

Ai shtoi se gjërat nuk mund të ndryshojnë nëse secila garniturë e re politike që do të vijë në pushtet do t’i përjashtojë të punësuarit ose do t’i ndryshojë nga udhëheqësi deri te roja dhe ato njerëz duhet të presin 4, 8 ose më shumë vite që të ndryshojë qeverisja dhe përsëri të kthehen në pozita, transmeton Portalb.

Qeveria operon me numër prej 128.253 administratorë, opozita thotë se ka 180 mijë të punësuar në administratë.
Qeveria flet hapur se ka të punësuar që rinë në shtëpi dhe marrin rroga, ato siç thonë nuk kanë zyra, kompjuterë dhe punë konkrete.
Sekretari shtetërorë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jahi Jahiu pranoi se ka 1.600 administratorë të cilët nuk shkojnë në punë. Ministrja e Administratës, Marta Arsovska Tomovska pranoi se ka persona të tillë por nuk ka shifra të sakta. Ajo tha se punohet intensivisht në reformimin e administratës dhe se punësimet tani më nuk do të shkojnë nëpërmjet Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa të gjithë punësimet si të qytetarëve që janë shumicë si të atyre që janë pakicë do të shkojnë drejtpërdrejtë nëpërmjet institucioneve në bazë të nevojave të tyre.

“Nuk mund të themi se administrata është e partizuar, e tepërt dhe jo-efikase”, tha Marta Arsovska Tomovska, – Ministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Qeveria, me ligjet e reja, së shpejti patjetër duhet të paraqet regjistër për të gjithë punësimet administrative, që të ketë një pasqyrë për të gjithë punët. Në ndërkohë, është duke u përgatitur një pilot projekt për vlerësimin e punëtorëve.
LSDM-ja opozitare propozon që vlerësimi të mos fillojë përderisa nuk është definuar sistemi i vlerësimit të drejtë. Ata mendojnë se me sistemin aktual të vlerësimit, administrata mund t’i nënshtrohet frikës me përjashtime nga puna, veçanërisht para zgjedhjeve.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se nëse ato vijnë në pushtet, punonjësit administrativë nuk do të pushohen nga puna, por do të ketë riorganizim nga analiza paraprake.
“Do të bëjmë orar të përshtatshëm të punës dhe institucione të hapura për qytetarët deri në ora 20. Kriteri kryesorë për punësim nuk do të jetë anëtarësimi partiak, por aftësia dhe përvoja e punës”, tha Zaev në Kongresin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button