Kosovë, uji në komunën e Shtimes të vlohet para se të pihet

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Kompania Ujësjellsi Rajonal “Prishtina” thuhet se KUR “Prishtina” ka marë të gjitha masat e duhura për dezinfektimin e rezervuarëve, por u sugjeron të gjithë konsumatorëve të Komunës së Shtimes, që për shkaqe sigurie të shëndetit publik, ujin që e marrin në krojet e tyre, fillimisht ta vlojnë atë për pije, deri në njoftimin e radhës.

Sipas kësaj komunikate, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm është bërë dhe për shkak që të mos rrezikohen personeli i kompanisë dhe stabilimentet elektromakinerike në stacionin e pompave dhe rezervuarin kryesor,respektivisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët e Komunës së Shtimes.

Pasi që sot ka filluar të bjerë niveli i ujërave sipërfaqësore atmosferike në afërsi të fabrikës së përpuimit të ujit dhe stacionit të pompave, duke filluar nga ora 11:00 do futet në funksion prodhimi i ujit për të gjithë konsumatorët e kësaj komune, me ç’rast furnizimi me ujë do t’i kthehet normalitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button