Kallëzime penale për gjashtë persona në aksionin policor “Gora”

­ Në kuadër të aksionit operativ “Gora” gjatë muajit të kaluar, Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup deri te Prokuroria publike e Shkupit për katër raste të ndara parashtroi katër kallëzime penale kundër gjashtë personave për shtatë vepra penale nga të cilat nga dy vepra penale “vjedhje” (neni 235, paragrafi 3) dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizim” (neni 353) dhe nga një “falsifikim i dokumenteve zyrtare” (neni 361 paragrafi 1) “ndihmë” në lidhje me “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim” (neni 353 në lidhje me neni 24) dhe “falsifikim ose shkatërrim të librave afariste” (neni 280 paragrafi 2), njofton MIA.

Me këtë rast , janë konfiskuar pothuajse 18 metra kub dru për ngrohje, ndërsa dëmi i shkaktuar është vlerësuar në pothuajse 100.000 denarë. Në rastin e parë, siç kumtoi MPB­ja, është parashtruar kallëzim penal kundër F.J. (53) nga Shkupi për veprën e kryer penale “vjedhje” sepse i denoncuari me qëllim për të fituar në mënyrë të paligjshme nga pylli i huaj ka prerë shumë drunj të ndryshëm për ngrohje. Me këtë rast drunjtë e prerë pa leje i ka ngarkuar në automjetin transportues të markës “FAP” të drejtuar nga A.Q të cilin i denoncuari e kishte angazhuar për transport deri në shtëpinë e tij në f.Haraçinë. Me veprimin e inkriminuar, i denoncuari e ka dëmtuar bashkësinë për 55.200 denarë. Në rastin e dytë kallëzim penal është parashtruar për D.G. (27) nga Shkupi për vepër të kryer penale ­ “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”.

Njëherit i denoncuari në cilësi të personi zyrtar­polic pyjor në Stacionin policor pyjor Shkup autorit të kundërvajtjes ia ka kthyer automjetin transportues “TAM” i cili paraprakisht për shkak të dokumentacionit jo të plotë dhe transportit të paligjshëm të drurit për ngrohje, ishte marrë nga ana e nëpunësve policor nga Stacioni policor Kisela Vodë dhe i është dorëzuar policisë pyjore për procedurë të mëtutjeshme. Në rastin e tretë është parashtruar kallëzim penal kundër T.A (50) nga Shkupi për veprën e kryer “vjedhje” i cili në mënyrë të kundërligjshme ka prerë drunj për ngrohje (ah) nga pyll i huaj në sasi prej 2,8 metër kub pa dokumentacion të nevojshëm me qëllim për të bërë transport të paligjshëm të drunjve të prerë nga vendbanimi i tij në f.Lubanci deri te blerësi me vendbanim në rr. “Butelska” me të cilin paraprakisht kishin dakorduan shit­blerje të masës së drunjve. Në rastin e tretë është shtruar padi penale kundër T.A. (50) nga Shkupi për veprën penale “plaçkitje”, i cili në mënyrë joligjore ka përvetësuar drurë të prera për ngrohje prej një pylli të huaj në sasi prej 2.8 metra kub, pa dokumentacion përkatës me qëllim që të kryej transport të jashtëligjshëm të masës së prerë të drunjve nga vendbanimi i tij në f. Lubancë deri te një blerës me vendbanim në rr. “Butelska” me të cilin paraprakisht kishte dakorduar shitblerjen e drunjve për ngrohje. Drunjtë i ka ngarkuar në automjetin motorik TAM dhe është nisur drejt adresës së blerësit dhe në oborrin e shtëpisë së blerësit të cilin e kanë vërejtur nëpunësit policorë të Stacionit policor Çair me ç’rast është njoftuar Policia pyjore, e cila ka dalë në vendngjarje dhe ka bërë kontroll dhe e kanë marrë automjetin motorik TAM. I denoncuari me veprën e inkriminuar e ka dëmtuar bashkësinë për 19.600 denarë. Edhe në rastin e katërt në mënyrë penale janë denoncuar personat V.R. (55) nga SamokovMakedonski Brod për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikimin e dokumenteve zyrtare”, S.A. (49) nga Shkupi për “ndihmesë”, R.Z. (19) nga Shkupi për “falsifikimin apo shkatërrimin e librave afaristë”.

I denoncuari i parë në cilësinë e manipulatorit për prerje dhe transportim në Njësitin ekonomik pyjor “Patishka Reka 1” në NP Jasen­Shkup në dakordim me të denoncuarin e dytë i ka mundësuar të njëjtit prerje në mënyrë të paligjshme të pothuajse tre metrave kub drurë për ngrohje. V.R. për t’i mundësuar transport legal të drurëve të prera në mënyrë joligjore, i ka shënjuar drunjtë dhe i ka përgatitur dhe me nënshkrimin dhe vulë ka nostrifikuar fletëdërgesë. Në këtë mënyrë i denoncuari i parë i ka mundësuar të denoncuarit të dytë të fitojë dobi pronësore joligjore në shumë prej 6.000 denarë, ndërsa nga ana tjetër për të njëjtën shumë e ka dëmtuar NP Jasen, ndërsa njëherësh të denoncuarit e kanë dëmtuar bashkësinë në shumë prej 14.700 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button