Nuk ka asgjë të qelbur në shtetin e Danimarkës

Branko Gjorgjevski, kolumnë – “Qëllime me diskriminim të Shqiptarëve” Dnevnik
Është e qartë se deri ku mundet të shkon mbështetja e tezës se Shqiptarët janë më të diskriminuarit në këtë shoqëri. Krijimi i atmosferës së këtillë çdo herë në vete mban rrezikun nga ajo se çka mundet të lind si pasojë e pretendimit të tillë që mundet të merr përmasa të mëdha.

Hristo Ivanovski, koment – “Liria fetare nuk agon në Athinë”, Dnevnik
Momentin kur qeveria Greke lëshoi para shtypjes ndërkombëtare dhe lejoi ndërtimin e xhamisë në Athinë, gjërat morën drejtimin e rezistencës publike. E kush nëse jo Agimi i Artë, që me siguri është skenar – të tregohet se politikanët lejojnë por disa tjerë ( opinioni) nuk lejon.

Agim Jonuz, kolumnë –“ Darvinizmi social shkruan doktoraturën”, Dnevnik
Si të mbijeton një Homo Makedonikus? Në një vend ku një pjesë e madhe e banorëve ngrohet me lëndë djegëse fosile në shekullin 21, që nënkupton dru, naftë, gajbe të thyera, darvinizmi social po e shkruan doktoraturën.

Erol Rizaov, kolumnë – “ O nun, tu djeg qesja”, Utrinski Vesnik
Pse dikush duhet të shqetësohet nëse në arkën shtetërore edhe vitin e ardhshëm mungojnë 300 milionë euro të cilat do të mbulohen me borxhe të reja ne vend dhe jashtë vendit. Kjo është vetëm 3,5% nga bruto prodhimi vendor, e shteti ynë është me ngarkesë më të ulët në rajon.

Nina Nineska – Fidanoska, editorial – “ Kokë e ftohtë për dëshirat e buxhetit”, Utrinski Vesnik
Vetëm të mos na vjen në vitet e ardhshme “,sëmundja ngjitëse” nga shtetet tjera që po i përmend Stavreski, e të” priten” rrogat, të punësuarit, pensionet.

Mirçe Jovanovski, kolumnë – “Duke e pritur standardin evropian”, Utrinski vesnik
Sipas të dhënave në “Nju Medison projekt”, Maqedonia në vitin 2010 ka  qenë atje ku gjendej në vitin 1978, me 6.150 dollarë BDP për banor.

Vele Mitanoski, kolumnë – “Zaev (LSDM) të kërkon falje edhe një herë”, Utrinski Vesnik
Ohrit ju është shkatërruar ardhmëria, mu në emër të zhvillimit dhe përparimit. Është i sulmuar çdo metër i lirë toke ndërtimore.

Dragan Tevdovski, kolumnë –“Danezët paguajnë tatime më të mëdha, ndërsa janë më të lumturit”, Utrinski Vesnik
Pse Danezët janë më të lumturit, e Maqedonasit një prej popujve të dëshpëruar? Tre çështje kyqe mundemi ti mësojmë nga Danimarka – drejtësinë, transparencën dhe urtësinë.

Mitko Biljanovski, kolumnë “Roleks”, Sloboden Peçat
Pyetni cilindo ekonomist, cilindo ekspert, do të ju përgjigjet se është kontraproduktive që shteti të imponon mekanizma për barazi në ekonomi. Si që nuk mundet të vendos barazi për lumturi.

Lajme të ngjashme

Back to top button