Osmani: Aktet noteriale, gjuha shqipe detyrimisht duhet të përdoret si gjuhë zyrtare

Gjuha shqipe duhet të përdoret edhe gjatë akteve noteriale, ashtu siç ligjërisht mund të përdoret në gjykata dhe prokurori, thotë avokati Sejfulla Osmani. Propozim-ligji i ri për noteri nuk e njeh gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni. Sipas këtij propozim-ligj, por edhe sipas ligjit aktual parashihet që të gjitha aktet noteriale të hartohen vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, raporton Alsat-M.

“Detyrimisht, në aktet e noterisë duhet të jetë e i inkorporuar, e lejuar edhe gjuha shqipe të përdoret si gjuhë zyrtare siç është edhe në gjykata dhe prokurori. Por e dimë të gjithë që implementimi i këtyre dispozitave është, mos them margjinale, por nuk aplikohet fare”, tha Prof. dr. Sejfulla Osmani.

Nga ana tjetër, Oda e Noterëve të Maqedonisë nuk e shikon aspak relevant këtë detaj, aq më tepër në krahasim me ligjin e mëparshëm, i cili gjithashtu nuk e parashikonte përdorimin e shqipes.

“Në këtë pjesë nuk është bërë asnjë ndryshim nga ajo që ka qenë më përpara në ligj. Mendoj që kjo gjë është rregulluar në ndonjë mënyrë tjetër”, deklaroi Zorica Pulejkova, kryetare e Odës së Noterëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button