Recension: Rritet numri i artefakteve të vjedhura nga Muzeun e Maqedonisë
Artikull me titull dezinformues që nuk përkon aspak me brendësinë e informacionit. Ajo që pohohet të ketë ndodhur në titull, mbetet vetëm të supozohet më tej. Askund nuk ceket se numri i artefakteve të vjedhura është ritur. Në prononcimin e policisë vetëm bëhet i ditur numri i përgjithshëm i artefakteve të vjedhura gjatë një periudhe poashtu të pa cekur.
Linku deri te artikulli original: Rritet numri i artefakteve të vjedhura nga Muzeun e Maqedonisë
Data dhe koha e publikimit: 19.11.2013
Data e recensionit: 03.12.2013
Recensues: Gent Mehmeti
Vërtetësia: Informatat në këtë artikull mund të mos jenë të vërteta, pasi që ato nuk thiren në burime konkrete. Madje, pas tyre nuk qëndron as një fakt I vetëm që I mbështet dhe kjo të çon të dyshosh se diçka nuk është në rregull me tekstin. Vërehet se ndodh krejtësisht e kundërta, ku autori mund të shpif të pavërteta dhe I implementon ato përgjatë tekstit, duke servuar më pas një informatë të pa verifikuar që thuhet se është liferuar nga burime të policisë.
Burimet e informatave: Pohimi kryesor, ai I cili me një pompozitet të madh figuron në titullin e artikullit, nuk arrin të vërtetohet askund. Burimet janë inekzistente. Autori cek se një nga informatat është bërë e ditur nga burimet policore, mirëpo ai nuk jep informata më të hollësishme rreth këtij burimi. Autori madje as nuk ka tentuar përshkruajë burimin sikur anonim. Në këtë frymë, nuk është transmetuar deklaratë e cila pasqyron konstatime e autorit.
Përmbajtësia: Artikulli përbëhet prej dy fjalive të vetme, të cilat nuk mjaftojnë për të kuptuar shumë. Përmbajtja është jashtëzakonisht e reduktuar dhe dështon të sjell informata relevante që I përkasin temës.
Anshmëria: Anshmëria nuk është prezente në këtë artikull.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Një artikull jo shumë original, dhe atë mu për shkak të përmbajtjes së tij tejet të shkurtër. Ai rezulton si transmetim I një deklarate të vetme anonime. Në tekst nuk është bërë asnjë tentim tjetër për të sjellur informata më detajore.
Kualiteti i titullit: Titulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në titull theksohet se në Maqedoni po shënon rritje numri I artefakteve të vjedhura, ndërsa në tekst bëhet I ditur vetëm numri I përgjithshëm i vjedhjeve të tilla, pa cekur periudhën kohore, vendin etj. Në përgjithësi, një titull joadekuat dhe senzacionalist.
Fotografia: Këtu janë paraqitur disa artefakte të renditura në një tavolinë. Megjithatë, nuk ka tregues konkret se këto janë artefakte të vjedhur, e aq më pak se numri I artefakteve të vjedhura është në rritje.
Përfundimi: Këtu bëhet fjalë për një tentim të paaftë për të krijuar lajm nga një informatë e përtypur gjatë kohë dhe jo aktuale . Qasja jo profesionale ndaj informacionit, vërrehet te mënyra se si autori ka trajtuar lajmin. Ai, jo vetëm që nuk ka vazhduar të mbështet artikullin me informata shtesë, por edhe ka bërë interpretim subjektiv të atyre dy reshtave të cilët I ka paraqitur si informata nga burimet policore. E gjithë kjo ka rezultuar me pak fakte dhe shumë senzacionalizëm.
* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *
Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).