Athina: Ahmeti vjen me vetiniciativë, gjithçka që patëm ia thamë Poposkit

Sipas analizës së gazetës greke “To vima”, takimi i Ahmetit me shefin e diplomacisë Nikos Koxias vlerësohet si pjesë e strategjisë greke që të gjendet zgjidhje konkrete për kontestin me Greqinë, transmeton Portalb.

Burimet greke për Meta-n, komentojnë se Ahmeti është duke shkuar me vetiniciativë në kornizë të përpjekjeve të tij që të mbahen kontaktet me publikun ndërkombëtar. Sipas Meta-s, ky takim nuk është një mesazh nga ana e Qeverisë greke, madje as iniciativë e tyre, të gjitha çështjet kryesore të cilat është dashur të diskutohen, i janë thënë ministrit të Jashtëm Nikolla Poposki.

Se ky takim nuk është zyrtarë vërteton edhe qëndrimi i MPJ-së. Sipas të cilëve, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zv/kryeministri për MO-në Musa Xhaferri dhe zv/kryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi në takim me numrin një të diplomacisë greke nuk do të takohen në cilësinë e përfaqësuesve qeveritar.

Nga ana tjetër në kumtesën e BDI-së lidhje me vizitën thonë se “kryetari Ahmeti dhe Ministri Koxias do të shkëmbejne mendime dhe ide rreth marrëdhënieve ndërfqinjësore, çështjeve të hapura midis dy vendeve dhe integrimit EuroAtlantik të Maqedonisë”./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button