Mjegull në akset rrugore Tetovë ­-Kodra e Diellit, Veles ­-Katllanovë dhe Gradsko ­-Prilep

­ Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të paraqitjes së mjegullës sonte dukshmëri të zvogëluar ka në akset rrugore Tetovë ­ Kodra e Diellit prej 30 deri në 40 metra, deri në 50 metra në aksin rrugor Veles ­ Katllanovë dhe deri në 100 metra në aksin rrugor Gradsko ­ Prilep, kumtoi LAMM, njofton MIA.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-­ Veles, Mavrovë-­ Dibër-­ Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan ­-Dellçevë, Vinicë -­ Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button