7 të plagosur nga shpërthimi i gazit në një shtëpi në Shkup

Shpërthimi i bombolës së gazit ka shkaktuar lëndimin e shtatë personave, dy prej të cilëve janë në gjendje serioze. Shpërthimi sipas burimeve policore, ka ndodhur në ora 15:00. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se gjithçka ka ndodhur në momente kur familjarët kanë tentuar ta rregullojnë bombolën e gazit.
Makinat e zjarrfikësve, kanë luftuar për ta parandaluar përhapjen e zjarrit në shtëpitë e tjera të fshatit.
Kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec Aleksiq apeloi që t’i dilet në ndihmë kësaj familjeje.

Nga spitali na konfirmojnë se dy personat kanë djegie në fytyrë dhe ata po trajtohen në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button