Egjiptiani jeton me luanë dhe kobra, nga “kopshti zoologjik” në shtëpi fiton para (FOTO)

Egjiptiani Muhammed Salah (30), vazhdon të jetojë me kafshët e egra siç janë gjarpëri, ujku, dhelpra, në shtëpinë të cilën gjyshi i tij para 50 vitesh e kishte shndërruar në një kopsht zoologjik të vogël, raporton Anadolu Agency (AA).

Katin i parë i shtëpisë së tij tre dhomëshe në Giza i ngjan një parku të vogël të botës natyrale dhe kopshtit zoologjik. Në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se kafshët në shtëpinë e tij janë “dera e të ardhurave materiale”, për të shtuar se duke i edukuar, shitur ose hapur për vizitorë fiton para.

Egjiptiani jeton me luanë dhe kobra, nga "kopshti zoologjik" në shtëpi fiton para

Salah tregoi se në kopshtin e tij ndodhen llojet e ndryshme të kafshëve, duke filluar nga breshka deri tek luani. “Gjëja e parë që mbaj mend nga fëmijëria ime është se shtëpia jonë ishte si një park për mbrojtjen natyrale të majmunit, ujkut, fajkuas, maces së egër, gjarprit dhe kafshëve të tjera”, thotë ai.

Egjiptiani jeton me luanë dhe kobra, nga "kopshti zoologjik" në shtëpi fiton para

“Kur kthehesha nga shkolla në shtëpi babai më mësonte se si duhet të kujdesem për kafshët, cila kafsh me çfarë ushqehet, si duhet të ushqehet dhe edukohet. Kështu që ky profesion nga babai kaloi tek unë”, tha Salah.

Egjiptiani jeton me luanë dhe kobra, nga "kopshti zoologjik" në shtëpi fiton para

Ai më tej theksoi se hapësira në fjalë me kohë duke mos qenë një vend ku shiten kafshët, është shndërruar në një vend ku njerëzit mund ti shikojnë kafshët të kalojnë një kohë me to. “Vizitorët të cilët vijnë këtu, mund ti shohin kafshët. Dhe nëse dëshirojnë mund edhe ti blejnë”, tha mes tjerash egjiptiani Salah.

Egjiptiani jeton me luanë dhe kobra, nga "kopshti zoologjik" në shtëpi fiton para Egjiptiani jeton me luanë dhe kobra, nga "kopshti zoologjik" në shtëpi fiton para

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button