Prej nesër reshje të bujshme të shiut

Reshje të bujshme të shiut për nesër pasdite paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Pritet të ketë reshje edhe mbi 30 litra në metër katror.

Më së shumti reshje do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit. Në viset më të larta do të ketë reshje të borës, ndërsa gjatë natës dhe në orët e mëngjesit të enjten, për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë të ajrit kufiri i reshjeve të borës do të lëshohet deri në një mijë metra mbi nivelin e detit.

Të enjten do të fryjë erë, nganjëherë e përforcuar nga veriperëndimi, që do të shkaktojë zvogëlimin e vranësirave, ndërprerjen e reshjeve dhe rënien e temperaturës ditore.

Stabilizim i përkohshëm i motit me një rritje të lehtë të temperaturës gjatë ditës do të ketë të premten dhe të shtunën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button