Kinë, prindërit me dy fëmijë kërkojnë anulimin e gjobave për to

Çiftet e martuara në Kinë të cilët kanë fëmijë duke mos iu përmbajtur politikës së një fëmije, kanë protestuar para ndërtesës së Komisionit për Planifikim Familjarë që t’ju anulohen gjobat.

Që nga fillimi i këtij viti, çifteve kineze u është lejuar të kenë dy fëmijë. Politika e një fëmije, e vendosur para më shumë se tre dekadash, ka kufizuar shumicën e çifteve në vetëm një fëmijë përmes sistemit të gjobave në para për kundërvajtësit. Disa autoritete lokale madje kanë refuzuar të regjistrojnë fëmijën e dytë, nëse prindërit nuk kanë paguar gjobën për shkeljen e ligjeve.

Dhjetëra persona protestuan të martën para hyrjes së Komisionit Kombëtar për Planifikim Familjarë, duke kërkuar që gjobat t’u hiqen.

Njëri prej tyre tha se të gjithë fëmijët duhet të trajtohen njëlloj, pavarësisht nëse kanë lindur para apo pas ndryshimit të ligjit për planifikimin familjarë.

Ligji i ri hyri në fuqi për shkak të shqetësimeve nga plakja e popullsisë dhe rënia e numrit të njerëzve të aftë për punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button