Opozita kërkon përgjigje për regjistrimin dhe parat e harxhuara për reklama

Diskutimi rreth buxhetit të vitit 2014, ka nxitur shtrimin e shumë pyetjeve nga deputetët opozitar në seancën e sotme, veçanërisht interesi për parat e harxhuara të qeverisë për fushata reklamuese dhe mungesën e mjeteve për regjistrimin e popullsisë.

Në seancën e sotme të Kuvendit për buxhetin, deputetët opozitar, kanë kërkuar përgjigje, për atë se pse nuk ka para mbajtjen e regjistrimit dhe sa para qeveria harxhon për reklama.

Pse në Maqedoni gjatë vitit 2014 nuk do të ketë regjistrim të popullsisë? “Është fakt se nuk e keni planifikuar në buxhet, jo për atë se mendoni se nuk duhet ët mbahet, por për të fshehur faktin se njerëzit ikin nga Maqedonia”, ka thënë deputeti LSDM-së, Georgiev.

Jani Makraduli ka kërkuar informacion për atë se sa ka kushtuar intervista e kryeministrit në gazetën “Forbs”, e cila ende nuk është botuar dhe cili është çmimi i reklamave në televizionin “Ci En En”?

Lajme të ngjashme

Back to top button