Fshatrat e Likovës të pa kalueshme, Komuna: Po punojmë pa pushim!

Reshjet e borës i kanë sjellë probleme banorëve të Malësisë së Shkupit dhe Kumanovës, raporton televizioni 21.

Arif Jashari nga fshati malor i Allashecit thotë se kanë probleme në këtë periudhë të dimrit dhe se rrugët e tyre janë të bllokuara. Sipas tij, problem është me furnizimet me ushqime, transportimin e të sëmurëve dhe ballafaqimi edhe me probleme të tjera.

 

Drejtori i Ndërmarrjes komunale “PISHA” në Likovë, Gazmend Bakiu duke komentuar ankesat e banorëve të disa vendbanimeve theksoi se makineritë e angazhuara nga komuna po punojnë pa ndalur për të pastruar rrugët.

“Janë pastruar disa akse rrugore, për në shtëpinë e shëndetit në Likovë. Dy akse rrugore në fshatin Mateç, si dhe në rrjedh e sipër janë në fshatin Vishticë. Si dhe një ekip tjetër në fshatin Sllupçan deri në fshatin Llojan”, tha Gazmend Bakiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button