Demi Lovato hapet para publikut, ja se çfarë thotë për trupin e saj

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Demi Lovato, foli për problemet e saj me çrregullimin e ushqimit për shkak të të cilave në fund të vitit 2010 përfundoi në rehabilitim. Demi e zbuloi se kishte punuar çka ka mundur vetëm që këtë problem ta fshihte nga njerëzit përreth saj.

“Gënjeja se tashmë kam ngrënë, fshehurazi shkoja në banjë dhe vjellja, bëja gjithçka vetëm që askush të mos e kuptonte çrregullimin tim”, tha Lovato dhe shtoi se problemet me ushqimin filluan që në fëmijëri.

“Në moshën 8-vjeçare fillova të ha në mënyrë të pakontrolluar. Në shkollë filluan të më maltretonin për shkak të trashësisë kështu që në moshën 12-vjeçare u ndala së ngrëni. Kalova nga ngrënia e tepërt në mosngrënie e deri te vjelljet”, potencoi aktorja, transmeton “Zëri.info”.

Asaj i ishte gërditur aq shumë vetja sa në maje të karrierës nuk mund t’i shihte as fotografitë e veta.

“Përpiqesha që të shikohesha, por do të rikthehej ajo ndjenja nga fëmijëria. Kam pasur shumë probleme me trupin tim. Miqtë do të më thoshin ‘dukesh për mrekulli’, por unë veten thjesht nuk mund ta shihja”, tha në fund bukuroshja Demi Lovato për mediet amerikane./(Zëri)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button