Ja cilët punë paguhen më shumë në Maqedoni

Rroga mesatare bruto vjetore e një të punësuari në Maqedoni sipas Entit Shtetëror të Statistikës(ESHS) në vitin 2014 ka qenë 397.739  denarë apo rreth 7000 euro, ndërsa paga mesatare bruto e një të punësuari gjatë vitit 2015 ishte 31.590 denarë bashkë me kontributet sociale, njofton Koha.mk.

Sipas këtyre të dhënave zyrtare të ESHS-së, anëtarët e organeve legjislative dhe ekzekutive, zyrtarë të qeverisë, shërbyes të lartë civil, diplomatë dhe drejtorët kanë marrë të ardhura vjetore dyfish më të lartë se punëtorët.

Në Maqedoni punëdhënësi mesatarisht për një muaj punë punëtorit i paguan rrogë bruto në vlerë prej 31.590 denarë, ndërsa rroga më të lartë marrin të punësuarit në pushtetin qendror dhe sektorin energjetikës dhe at 67.748 denarë. Rroga më të ulëta marrin punëtorët që punojnë në sektorë për shërbime, servisim dhe ushqime ku punëdhënësi mesatarisht brenda muajit i ndanë punëtorit rrogë prej 20.214 denarë. me të gjitha kontributet.

Një punëtor brenda një viti  rezulton se mesatarisht një ka punuar 1.995 orë, kurse për një ore pune është paguar 98 denarë deri më 377 denarë apo mesatarisht 181 denarë. Po sipas këtyre të dhënave për një orë punë bruto fitimit prej 180 denarë,  60 denarë punëtorit i kanë shkuar për kontribute.

Të punësuarit me arsim të lartë për një orë pune gjatë vitit 2014 janë paguar 257 denarë bruto, me arsim të mesëm 142 denarë bruto ndërsa të punësuarit me shkollë fillore për një orë pune kanë fituar 142 denarë bruto. Njëherit sipas kësaj ankete të ESHS-së në Maqedoni më të paguarit për një orë pune bruto janë të punësuarit në administratë, drejtorët komercial dhe at 377 denarë.

Pas këtyre më shumë që kanë fituar për një orë pune bruto janë deputetët, nëpunësit shtetëror dhe të punësuar në pushtetin qendror dhe at 349 denarë. Në listën e të punësuarve që janë paguar 317 denarë për një orë pune radhitën drejtorët e firmave ndërsa pas tyre vijnë zëvendësit e tyre me 302 denarë për një orë pune bruto. Në vendin e katërt që paguhen 290 denarë për një ore pune bruto janë informaticientët, pastaj mjekët me 285 denarë, inxhinierët 248 denarë ndërsa profesorët me 200 denarë për një orë punë bruto.

Ndërkaq 174 denarë për një orë pune bruto janë paguar të punësuarit në sportele. Të punësuarit si elektricist janë paguar 157 ndërsa vozitësit nëpër institucione të ndryshme 140 denarë për një orë punë bruto. Ndërsa shitësit 140 denarë dhe punëtorët e ndërtimit 120 denarë.

Pas punëtorëve të ndërtimin radhiten minatorët të cilët për një orë pune bruto kanë marrë 119 denarë, pas tyre vijnë pastruesit me 108 denarë. Ndërsa më pak të paguar për një orë pune janë të punësuarit në industrinë e përpunimit, tekstilit dhe lëkurës dhe at 94 denarë për një ore pune bruto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button