Skender Rexhepi – Zejdi: Këshillat vendor të Lëvizjes BESA u ngjajnë kongreseve të partive tjera

Mbrëmë karvani i themelimit të këshillave vendore apo nëndegëve në kuadër të Lëvizjes BESA zbarkoi në fshatin Rashçe të komunës së Sarajit. Fjalë rasti pati edhe anëtari i Kryesisë Qëndrore të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi-Zejdi i cili shprehi se përkrahja gjithandej e Lëvizjes BESA dëshmon dhe argumenton pakënaqësinë ndaj subjektit politik shqiptar në pushtet.

‘’Me plot bindje them se, tubimet e Lëvizjes BESA gjithandej ku janë shqiptarët u ngjajnë kongreseve të partive tjera, dhe kjo gjë na bën më të fortë dhe më të sigurtë në rrugëtimin e Lëvizjes BESA. Dhe ky rrugëtim me këtë elan dhe përkushtim të denjë të gjithë anëtarëve të Lëvizjes BESA padyshim se do reflektojë besim dhe siguri te qytetarët’’ – shtoi Skender Rexhepi – Zejdi.

Më tej, Zejd Rexhepi komentoi edhe ngjarjet aktuale politike, me theks të veçantë mbi dështimet e subjektit politik shqiptar në pushtet, ku edhe krahas shumë dështimeve në gjitha sferat ende kanë vullnet për të festuar dhe kënduar.

Besa në Rashçe
Besa në Rashçe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button