Opozita: Protesta do të jetë masive dhe e qetë

Opozita e bashkuar në konferencën e parë për medie për këtë vit theksuan edhe një herë pas gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese se marrëveshjet ishin dhe janë të dëmshme dhe se Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën.

Deputetja Donika Kada-Bujupi thotë se kjo qeveri ka shkelur kushtetutën dhe se opozita nuk do të ndalet së kërkuari anulimin e marrëveshjeve. Ajo i ka ftuar qytetarët që më 9 janar të protestohet në Prishtinë.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Qaushi tha se opozita ka fituar për sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshjeve.
“Ne kemi një vendim mjaft të qartë nga Kushtetuesja. Ne do të vazhdojmë me protesta edhe në këtë vit”, tha ai.
Deputetja Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën tha se janë në përgatitje të protestës së 9 janarit për mos faljen e tokave tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button