Sulm i armatosur ndaj një patrulle policie në Arabinë Saudite

Si pasojë e një sulmi të armatosur të ndërmarrë ndaj mjetit patrullues të policisë në qytetin El-Katif në Arabinë Saudite ka humbur jetën një civil dhe është plagosur një fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, mësohet se persona të pa identifikuar kanë kryer një sulm të armatosur ndaj mjetit të policisë i cili patrullonte në qytetin Katif në lindje të vendit. Katif është qyteti i klerikut Shiit, Ajetullah Nemr Bakır en-Nemr i cili u ekzekutua pas dënimit me vdekje.

Pasi qeveria e Arabisë Saudite njoftoi ekzekutimin e dënimit me vdekje për 47 persona duke përfshirë edhe klerikun Shiit, Ajetullah Nemr Bakır en-Nemr në qytetin Katif ku dominojnë shiitët u mbajtën protesta dhe u ndërmorën sulme ndaj ndërtesave publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button