Prekazi, 11 milionë vizitorë

Numri i vizitorëve në Prekazin e Adem Jasharit, tashmë ka kaluar 11 milionë, ndonëse kjo shifër është e përafërt, pasi mendohet se është edhe më e madhe. Kalimi i viteve prej përfundimit të luftës, nuk e ka zbehur rëndësinë që njerëzit anembanë botës vijnë për ta vizituar vendin ku u vulos liria dhe pavarësia e Kosovës.

Vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare, Zvicra, Suedia, Turqia, e madje edhe Amerika e largët, marrin rrugë për të vizituar dhe përkulur para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, i cili ra heroikisht pas luftimeve treditëshe më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Ciceroni Xhevat Imeri, i cili punon në qendrën memoriale “Adem Jashari” në Prekaz që nga viti 2000, për “Zërin” shpreh emocionet e tij kur para mijëra njerëzve në ditë u shpjegon për luftën, traditën, kulturën, patriotizmin e atdhedashurinë e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button