Dosja e Cozmanit për drogë në Gjykatë

I shitën drogë dashurit të Ajtuna Sejdiut, reperit nga Kosova Cozman dhe përfundojnë në gjykatë 7 të rinjtë e arrestuar nën operacionin e koduar “Brilanti”.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe i kërkon Gjykatës dënimin e të rinjve për akuzën e kultivimit e tregëtimit të narkotikëve, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah se grupi i shpërndarësve drejtohej nga Marsel Xeba.

Të rinjtë u prangosën më 4 korrik të 2015, ndërsa sëbashku me ta në pranga përfundoi dhe Ylber Abdullahu i njohur ndryshe si Cozman.

Burime nga akuza e kryeqytetit thanë për ReportTV se hetimet janë drejt fundit dhe për Cozman ndërsa janë veçuar nga 7 të rinjtë që operonin me bazën e tyre në rrugën e Durrësit në Tiranë.

Për pak orë në policinë e Tiranës në Korrik të 2015 përfundoi dhe Ajtuna Sejdiu këngëtarja e njohur si Tuna, ndërsa proçedimi penal u ngrit vetëm ndaj Cozmanit pasi policia mundi ti sekuestrojë mbi 5 gr Canabis.

Për Cozman Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa këngëtari prej kohësh është zhvendosur drejt Londrës në Angli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button