Kryetarja e një qyteti meksikan vritet 24 orë pasi merr mandatin

Disa persona të armatosur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e kryetares së porsazgjedhur të qytetit meksikan, Temixco. 33-vjeçarja Gisela Mota u vra vetëm 24 orë pasi mori detyrën e kryetares.

Qyteti i Temixcos njihet si vend i krimit të organizuar dhe narkokarteleve, fenomeneve të cilave kryetarja Mota u kishte shpallur luftë dhe ishte zotuar t’i luftojë.

Guvernatori i shtetit qendror, Morelos, Graco Ramirez, tha se personat e dyshuar tashmë janë arrestuar dhe drejtësia nuk do të ketë mëshirë ndaj tyre.

Mota ishte anëtare e Kongresit dhe i përkiste krahut të qendrës së majtë në partinë e Revolucionit Demokratik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button