Këta janë telefonat e 2016

Viti 2016 do të jetë një tjetër vit i rëndësishëm për tregun e celularëve të mençur, përderisa industria po provon t’ua dëshmojë klientëve se mund të ofrojë gjëra edhe më të mira.
Nuk ka asnjë dyshim se celularët e mençur tani janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë botërore, dhe vendet e Botës së Tretë janë tani synimi kryesor i industrisë së celularëve.

Kështu, çfarë mund të presim nga kompanitë si Apple dhe Samsung në vitin 2016? Sa i përket Apple, iPhone është bërë një produkt ikonik dhe shumë i famshëm në industri, duke e bërë kompaninë Apple shumë të suksesshme. iPhone 7 do të jetë lansimi më i rëndësishëm i Apple gjatë këtij viti. iPhone 7 pritet të jetë një diçka shumë më ndryshe nga iPhone-ët aktual, me shumë gjasë me një dizajn krejtësisht tjetër.

Ka shumë raporte që thonë se iPhone 7 do të ketë një material tjetër të trupit dhe një ekran me qelq shumë më të avancuar. Ky iPhone 7 mund të jetë edhe i papërshkrueshëm nga uji dhe pluhuri, përderisa Apple do të mund të prodhojë celularin e parë iPhone full HD.

Përveç Apple, edhe kompania koreane si Samsung pritet që të lansojë Galaxy S7. Pritet që Galaxy S7 të vijë në dy versione të ndryshme, me ekran të lakuar dhe me rezolucion 4K. Samsung me shumë gjasë do të prodhojë Galaxy S7 me një teknologji 3D Touch, teknologji kjo që Apple e prezantoi më herët këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button