Kameruni – Vendi ku Islami ka rritjen më të madhe në botë

Shteti i Kamerunit është vendi ku Islami është feja që ka rritje më të madhe në botë. Në kryeqytetin Douala, muslimanët lokal ndërtojnë xhamin çdo vjet, ku vijnë edhe besimtarët e rinj për të kryer lutjet.

“Ekspansioni i xhamive tregon qartë se Islami është feja e cila ka rritje më të madhe edhe në Douali edhe në Kamerun”, deklaroi Muhamed Malik Farouk, kryeimam në Douali.

“Falënderimet i takojnë Zotit, tani kemi shumë xhami për ta kryer namazin e xhumasë në kryeqytet”, shtoi ai.

Farouk tregon se Islami për të parën herë në Kamerun “ka arritur” në vitin 1880, ndërsa në Douali në vitin 1922, kur tregtarët e huaj erdhën në qytetet bregdetare.

Në vitin 1922 është ndërtuar xhamia e parë , thotë Farouk, duke shtuar se gjatë 23 vjetëve Islami është përhapur me të madhe:

“Vetëm në Douali kemi 90 xhami ku vijnë rreth 500.000 musliman, nga 3 milion sa është numri i përgjithshëm i popullsisë në kryeqytet.”

Sipas të dhënave nga CIA Fact Book, muslimanët përbëjnë 20% të popullsisë së Kamerunit i cili përbën 20 milion banorë.

Shumica prej tyre jetojnë në veri të vendit. Kryesisht merren me tregti dhe me biznese private. Për dallim nga vendet tjera afrikane, kushtetuta kamerunase lejon lirinë e fesë dhe qeveria këtë e praktikon.

Kryeimam i Doualit thotë se çdoherë kur muslimanët lokal kërkojnë ndihmë për ndërtimin e ndonjë xhamie të re apo ndonjë shkolle, gjithmonë ndeshen me bujarinë e donatorëve.

Shejh Farouk thotë se shumica e banorëve lokal e kanë pranuar islamin për shkak të sjelljes së mirë të muslimanëve në rajon.

“Këtu muslimanët sillen mirë dhe janë shumë të moralshëm. i respektojnë shumë fqinjët e tyre jomusliman”, deklaron Farouk, duke shtuar:

“Gjithashtu nuk marrin pjesë në aktivitete jo morale dhe kjo ka bërë që shumica e jomuslimanëve kanë pranuar islamin”, Ai sqaron se shumica prej atyre që duan të jetojnë pa alkool, drogë dhe amoralitet, shpejtojnë për t’u afruar me islamin.

Në fund, shejh Farouk përmend  se edhe pse muslimanët nuk janë shumicë në këtë vend asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë konflikt me asnjë bashkësi.

Në Kamerun xhamitë dhe kishat janë afër njëra tjetrës,  si shenjë e tolerancës mes bashkësive fetare.

Përshtati: A. D.

Lajme të ngjashme

Back to top button