Moti i keq në Stamboll, mbyllet Bosfori dhe anulohen mbi 60 fluturime

Ngushtica e Bosforit sot është mbyllur për shkak të mjegullës së dendur për trafikun e anijeve në të dy drejtimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Drejtoria e aeroportit të Stambollit, mjegulla e dendur ka shkaktuar uljen e shikueshmërisë, prandaj për arsye të sigurisë, kalimi është mbyllur për trafik.

Nga ana tjetër, reshjet e dëborës në tri ditët e kaluar ndikuar negativisht ndaj jetës së qytetarëve të Stambollit ndërsa sot penguan zhvillimin e rregullt të trafikut ajror.

Në këtë mënyrë, kompania ajrore turke Turkish Airlines (THY) në aeroportet Ataturk dhe Sabiha Gokcen ka anuluar 34 fluturime ndërkombëtare dhe fluturime brenda vendit, ndërsa Pegasi 28 fluturime dhe Onur Air ka anuluar një fluturim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button