Turqi, veshjet që prodhojnë refugjatët dukuri e shpeshtë në tregjet evropiane

Në një nga tendat në vendbanimin e refugjatëve në Suruç të provincës Sanliurfa në Turqinë jugore, prodhohet veshje që shiten në tregjet e brendshme dhe të jashtme, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria turke vitin e kaluar ndërtoi një kamp refugjatësh me kapacitet prej 26 mijë vende për refugjatët sirianë të cilët janë nga Kobani i Sirisë, të vendosur në Turqi.

Refugjatët kanë mundësi të ndjekin kurse të ndryshme dhe trajnime ku fitojnë njohuri të caktuara të zejeve. Kursi për përpunimin e kanavacës (pëlhurë e ashpër) i cili u hap rreth tre muaj më parë është një nga kurset më të njohura.

Produktet e krijuara në këtë punëtori janë duke u plasuar edhe në tregun evropian.

“Në kampin e refugjatëve kemi formuar një punëtori të tekstilit. Aktualisht kemi më shumë se 60 pjesëmarrës në kurs. Punëtoria është duke u zhvilluar çdo ditë. Në ditë prodhohen deri në një mijë veshje”, tha guvernatori lokal Abdullah Ciftci i cili konsideron se është pozitive që refugjatët kanë mundësi të marrin zanatin dhe të fitojnë para.

Ciftci shtoi se punohet në atë që të mund të themelohet edhe një punëtori shtesë.

“Problemi i madh i refugjatëve që janë këtu në të sigurt dhe në të ngrohtë është koha e tepërt e lirë. Në mëngjes kur zgjohen nuk kanë punë apo për të bërë diçka tjetër. Prandaj, ne duam të ndihmojmë ata të planifikojë kohën e tyre të lirë, të fitojnë njohuri të caktuara dhe se me ato njohuri të kthehen në vendin e tyre. Përveç punëtorisë së tekstilit ekziston edhe parukeria, punëtoria e muzikës dhe kurse të gjuhës. Deri më tani kurset tona i ndoqën më shumë se pesë mijë sirianë”, tha Ciftci.

Drejtori i institucionit në kuadër të të cilit ndodhet kampi i refugjatëve, Mehmet’han Ozdemir, tha se punëtoria shtrihet në hapësirë prej 600 metra katrorë dhe se në te ndodhen më shumë se 100 makina të ndryshme.

“Interesi të veçantë tregojnë gratë. Ata fitojnë dhe bëjnë diçka të dobishme. Janë shumë të kënaqur me këtë lloj punëtorie”, tha Ozdemir.

“Këtu fitojmë. Para punëtorisë nuk kemi patur çfarë të punojmë. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë. Kam mësuar se si të qep në një makinë qepëse”, tregon pjesëmarrësja e kursit, Meysa Resho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button