Roja bregdetare turke shpëton 147 klandestinë

Roja bregdetare e Turqisë në dy operacione të ndryshme ka shpëtuar 147 klandestinë, ndërkohë që po tentonin të kalojnë në ishullin grek, Medilli, raporton Anadolu Agency (AA).

Roja bregdetare turke ka ndërhyrë për shpëtimin e dy botëve të mbushur me klandestinë njëri në Ayvallık dhe tjetri në Dikili të Izmirit. Sipas informacioneve të marra në këto dy bote kishte 147 klandestinë të cilët ishin duke tentuar të kalonin drejt Greqisë.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA thuhet se klandestinët ishin me origjinë siriane dhe afgane. 147 klanestinët e nisur nga Ayvallık-u dhe Dikili ishin drejtuar drejt ishullit grek Midilli.

Burimet e rojes bregdetare thanë për gazetarin e AA se ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare kanë ndërhyrë në kohë pasi dy botët isihn në rrezik fundosjeje.

Klandestinët e shpëtuar brenda të të cilëve kishte edhe fëmijë dhe gra i janë dorëzuar drejtoridsë policore të Ajvallık-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button