Shqipëria uli taksat për biznesin e vogël

Nga 1 janari ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale, e cila parashikon heqje të taksave për biznesin e vogël, rritje të taksave për kompanitë e sigurimit dhe makinave mbi 3 mijë kubikë, rritje të taksave të fjetjes në hotel, si dhe ndryshojnë sigurimet shoqërore për profesionet e lira.

Kjo paketë fiskale parashikon heqje te taksave për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë dhe ulje të tatimit mbi fitimin nga 7.5 në 5% për bizneset me xhiro nga 5 deri ne 8 milionë lekë në vit.

Gjithashtu, në fuqi hyjnë taksat për makinat e konsideruara luksoze. Për mjetet me mbi 3 mijë kubikë, taksa e regjistrimit do të jetë 70 mijë lekë, ndërsa do të paguhet edhe një taksë vjetore prej 21 mijë lekësh.

Gjithashtu, do të rritet nga 3 në 10% taksa e primit për kompanitë e sigurimit, çka pritet të shoqërohet me rritje të çmimit të siguracioneve në treg.

Ndryshime ka edhe te sigurimet shoqërore që do të paguajnë profesionet e lira.

Masa që do të paguajnë rreth 5 mijë të vetëpunësuar si doktorë, farmacistë, stomatologë, veterinerë, arkitektë, kontabilistë etj do të përcaktohet nga qeveria mes pagës minimale dhe asaj maksimale.

Gjithashtu taksa e fjetjes në hotele do të ndryshojë në bazë të numrit të yjeve të hotelit, si dhe qyteteve, ku ndodhen njësitë akomoduese.

Paketa fiskale parashikon gjithashtu që taksa mbi truallin të paguhet edhe nga përdoruesi.

Vlera e kësaj takse varion sipas Bashkive, duke i ndarë ato në katër kategori.

Në vitin 2016, shqiptarët do të paguajnë 1.4 miliardë lekë më shumë nga ndryshimet në taksa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button