16 të lënduar nga zjarri në Dubai

Autoritetet në Dubai i kanë filluar hetimet për ta gjetur shkaktarin e zjarrit në hotelin luksoz 63 katësh që ka ngjarë pak para ndërrimit të viteve.

Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin në hotelin Down Town ndonëse një pjesë e ndërtesës në katin e 20-të, akoma është duke u djegur.

16 persona janë lënduar si rezultat i zjarrit në hotel.

Zjarri e ka përfshirë hotelin menjëherë pas ndezjes së fishekzjarrëve nga kulla Khalifa Burj, e cila është ndërtesa më e lartë në botë.

Në momentin kur ka filluar zjarri, mysafirët në hotelin me pesë yje po i argëtonte këngëtarja irlandeze Anita Williams.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button