Kumanovë, kjo është foshnja e parë e lindur në 2016

Kumanova e filloi vitin 2016 me lindjen e një foshnje mashkull, 35 minuta pas mesnate, bëjnë të ditur për Portalb nga reparti akusherik i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.

“Është lindur foshnje mashkull në ora 00:35. Me prerje cezariane ka lindur gruaja Marija Gjorqeviq. Peshon 2, 990 kg dhe është i gjatë 49 cm. Ky është i linduri më i ri dhe deri tani akoma nuk ka lindur foshnje tjetër në vitin e ri.”-thanë nga reparti akusherik.

Sipas tyre në mëngjes përfaqësues të komunës i ndanë shpërblim foshnjes dhe kjo ngjarje u përcoll edhe nga mediat./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button