VV: Qoftë ky vit i mbarë e i begatshëm

Lëvizja Vetëvendosje uron që viti 2016 të jetë i mbarë e i begatshëm për kombin dhe që lumturia të jetë pranë familjeve e individëve.

“Në vitin 2016 shpresojmë të kemi pranë njëri-tjetrin, e të jemi sa më të bashkuar në përpjekje tonë për zhvillim e mirëqenie, për drejtësi e demokraci. Në këto festa, varfëria, pabarazia e padrejtësitë bëhen edhe më të dukshme. Sigurisht që të gjithë urojmë për rregullimin e këtyre problemeve, por nuk duhet të harrojmë se pa angazhimin e pa solidaritetin e të gjithëve, urimet mbeten të zbrazëta. Gëzuar Vitin e Ri!”, thuhet në urimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button