Jahjaga: Viti 2016 do të jetë vit i ndryshimeve

Në urimin e saj për Vitin e Ri, presidentja Atifete Jahjaga uron për më shumë suksese, më shumë mirëqenie dhe më shumë rehati, shëndet e begati në familje.

“Ky vit që po e përmbyllim na dëshmoi se kemi shumë punë para nesh, shumë pritje për t’i përmbushur. Megjithatë, ishte vit që na bashkoi në kërkimin e një Kosove ndryshe. Ne nuk jemi dorëzuar kurrë, as atëherë kur përndiqeshim, as tash kur lista e prioriteteve sa vjen e rëndohet”, thuhet në urimin e Presidentes.

“Nuk kam asnjë dyshim që me gjithë këtë forcë dhe kurajo dhe me dashurinë që të gjithë e ndjejmë thellë në zemrat tona për Kosovën shtetin tonë, viti 2016 do të jetë vit i ndryshimeve. Për një jetë me te mirë. Ne kemi vlera të palëkundura, forcë të hatashme dhe parime të qarta. Ato do të vazhdojnë të jenë udhërrëfyesi ynë në këtë vit të ri”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button