Meta: Viti 2016 qoftë vit më i mirë se ky që po e lëmë pas

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka uruar shqiptarët për festën e Vitit të Ri. Ai ka uruar që vitit 2016 të jetë më i mbarë se viti që po e lëmë pas.

“Me rastin e festës së Vitit të Ri kam kënaqësinë e madhe të uroj të gjithë shqiptarët, kudo që gjenden, për më shumë mbarësi, më shumë fat dhe më shumë shëndet”, thuhet në urimin e kryetarit të LSI-së.

“Qoftë ky vit më i mirë se ai që lamë pas! Uroj me zemër gjithkënd, fëmijë e të rritur, gra e burra, të rinj dhe pensionistë, që të gjejnë tek viti 2016 më shumë shpresë dhe gëzim, më shumë realizim dëshirash, punë të ndershme, dinjitet qytetar dhe dritë në jetë!”, përfundon urimi i Metës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button