Tetovë, zgjerohet Trupi Koordinues dhe formohet Kryesia e Lëvizjes BESA

Mbrëmë në zyrat e saj në Tetovë, Lëvizja BESA mbajti mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror, ku u dha raport për punën njëvjeçare të Lëvizjes, ndërsa Trupi Koordinues, që deri tash ka funksionuar si kryesi e ngushtë, u zgjerua dhe, konform Statutit, u formua Kryesia Qendrore e Lëvizjes.

“Këshilli Qendror diskutoi edhe për zgjerimin e Trupit Koordinues të Lëvizjes dhe kalimin e tij në Kryesi Qendrore – ashtu siç e parashikon Statuti i saj. Kryesia e propozuar nga kryetari, ku është marrë parasysh përfaqësimi territorial, gjinor dhe profesional i pjesëmarrësve në këtë organ, u zgjerua dhe tash do të numërojë gjithsej 23 anëtarë. Ashtu si të gjitha organet e tjera, edhe mandati i kësaj kryesie është deri në mbajtjen e kongresit të Lëvizjes.

Në fund Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ua uroi Vitin e Ri të gjithë aktivistëve të BESËS, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në vend, duke shprehur besimin se viti që vjen do të jetë vit i ndryshimeve serioze dhe pozitive në të gjitha segmentet shoqërore në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button