Shkupi 2014, Muzeu i VMRO-së me pllaka të dëmtuara

Pamjet e televizionit 21 dëshmojnë se pllakat e murit të tarracës së Muzeut të VMRO-së janë në rënie e sipër. Nuk është në pyetje ndonjë dëmtim nga keqbërësit, por duket se çështja qëndron tek cilësia e materialit. Në lidhje me këtë, drejtori i muzeut, Branimir Svetozareviq u ka thënë mjeteve të informimit se shkaku për këtë është mungesa e mirëmbajtjes së murit nga ana e kompanisë “Beton”.

Drejtori i muzeut, Svetozareviq ka thënë se toka jashtë tarracës është në kompetencat e Qytetit të Shkupit, dhe ka rrëshqitur rreth gjysmë metër, dhe për këtë shkak janë dëmtuar edhe pllakat e murit. Investitori “Beton Shtip”, i cili ka realizuar punimet, po ashtu është përgjegjës për rregullimin e problemit.

Ndërkaq, ish kryetarja e Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë, Danica Pavllovska për televizionin tonë tha se kjo është rezultat i mosdijes së madhe të njerëzve përgjegjës për ndërtimin e këtij objekti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button